Lajme

Lipjan: Burri rrah gruan dhe vajzën – arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten rreth orës 10:30, në Lipjan.

Sipas Policisë, një burrë, për motive ende të panjohura, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të Ngjashme