Lajme

Lirohet shtetasi i Kosovës i ndaluar në Horgosh, njofton avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në pikën kufitare në Horgosh i riu për të cilin kishte bërë thirrje më herët për ndihmë.

Përmes një postimi, Koci ka shprehur kënaqësinë për lirimin e tij, duke thënë se kontributi i tij në këtë rast ishte modest, por i rëndësishëm në momentin e duhur.

Sipas Kocit, i riu është i lindur në vitin 1997 dhe tashmë ndodhet i lirë, ndërsa procedurat lidhur me rastin do të vazhdojnë.

Postimi paraprak i Kocit

Postimi i Kocit:

U lirua!

I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh.

I lumtur sa s’ka!

Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur.

Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe.

Me rëndësi është që tash është i lirë.

Procedura vazhdon!

Të Ngjashme