ShowBizzz

Lis Myrtaj në një lidhje dashurie pas daljes nga BBV3? Vëllai i nxjerr ‘sekretin’

Elvis Myrtaj, ish-banor i Big Brother Vip Albiana fitoi një simpati të madhe dhe shumë fansa gjatë dhe pas daljes nga shtëpia më e madhe në vend. Lisi ishte nga ato personazhe që me thjeshtësine dhe babtutën e tij të bënte për vete, për këtë arsye ai u përqafua menjëherë dhe me shumë dashamirësi nga publiku.

Lisi së fundmi i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar në lidhje me jetën e tij pas daljes nga BBVA duke thënë me nota humori se tani ai është një “VIP”.

“Lisi i SPAK”, këtë herë foli edhe për jetën e tij private, duke treguar se pasi doli nga shtëpia, ka nisur edhe një njohje të re. Kjo deklaratë erdhi pasi vëllai i tij, i cili sipas Lisit po i menaxhon rrjetet sociale, iu përgjigj pyetjes se kur ishte takimi i fundit i Lisit me një vajzë, iu përgjigj ‘dje’.

“Dje jam takuar me një vajzë”, – duke lënë të kuptohet se është në hapat e para të një romance.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb