Lajme

Lladrovci: Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari

Me rastin e ngjarjeve rreth themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “koha është që Kushtetuesja të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që e shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim”.

Kam kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë adresa për masat ndëshkimore ndaj atyre deputetëve që shkelin Kushtetutën. Mendimi im është që çdo shkelës i saj, meriton dënim maksimal dhe largim nga jeta politike e publike, ka deklaruar Lladrovci.

“Koha është që Kushtetuesja të marrë qëndrime meritore ndaj secilit që e shkel Kushtetutën, me apo pa qëllim.

Shteti është më i rëndësishëm se çdo subjekt e ego deputeti apo zyrtari në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme