Diva e muzikës Celine Dion, e cila u largua nga qendra e vëmendjes pasi u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë në vitin 2022, thuhet se do të rikthehet në skenë me një performancë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të premten.
Këngëtarja kanadeze është parë në hotelin Royal Monceau pranë Champs-Élysées, ku po qëndron edhe Lady Gaga, e cila gjithashtu përflitet se do të performojë në ceremoninë e hapjes. Detaje specifike rreth performancës së Dion po mbahen të fshehta, raportoi Variety.
Kjo do të shënonte performancën e parë të ikonës së muzikës pop që pas anulimit të turneut të saj pas diagnostikimit me Sindromën e Personit të ngurtë në dhjetor 2022 dhe herën e dytë që këngëtarja kanadeze performon gjatë Lojërave Olimpike, pasi më herët ka kënduar në Atlanta në vitin 1996.
“Do të ishte një lajm fantastik nëse Celine Dion do të performonte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris 2024”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pa konfirmuar se këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” do të merrte pjesë.
bal