Kuriozitete

Lokalizohet dhe shuhet zjarri pranë Urës së Kardhiqit, parandalohet rreziku për banesat

Një vatër zjarri me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e sotme sipërfaqe me barishte, shkurre dhe kallamishte në zonën e Urës së Kardhiqit, duke vendosur në rrezik serioz banesat dhe disa magazina pranë saj.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Servisit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër u sinjalizua për ngjarjen në orën 21:35. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i ndërhyrjes u nis drejt vendngjarjes për të marrë situatën në kontroll.

Me mbërritjen e efektivëve u konstatua se flakët po përhpeshin me shpejtësi në afërsi të zonës së banuar. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të koordinuar të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe ndalimi i mëtejshëm i flakëve drejt objekteve private e magazinave përreth.

Zjarri është shuar plotësisht dhe nga verifikimet e kryera konfirmohet se nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.

Të Ngjashme