Romanca mes Loredanës dhe Karim ka qenë një nga lidhjet më të përfolura, me çiftin që vazhdimisht ndan momente të bukura nga jeta e tyre e përditshme.
Mirëpo së fundmi fansat kanë filluar të pyesin nëse dyshja po mendojnë për një hap të madh në marrëdhënien e tyre – të bëhen prindër.
Gjithçka nisi kur Loredana ndau një video live në TikTok me partnerin e saj. Në këtë postim, një fans shkroi: “E duam një mini Karim”. Reagimi i Loredanës ishte diskret, por kuptimplotë – ajo i dha ‘like’ komentit, duke ngjallur spekulime se çifti ka në plan zgjerimin e familjes.
Ndërsa nuk zbuluan më shumë detaje, ky gjest i vogël ngriti mjaft pyetje dhe entuziazëm mes ndjekësve të tyre besnikë.
A është ky një tregues se Loredana dhe Karim janë gati për t’u bërë prindër së shpejti? Ende nuk dihet me saktësi, por një gjë është e qartë: dyshja vazhdon të ngjallë kuriozitetin dhe dashurinë e publikut me çdo lëvizje që bëjnë.
lokimagazine