Lajme

Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin e njohur, vjen reagimi epik i Mozzik

Që kur Loredana bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Dortmund, gjermanin Karim Adeyemi, sy dhe veshë kemi qënë nga Mozziku. Pasi “uruam” çiftin për lidhjen e tyre të dashurisë, ishim në pritje të një reagimi nga reperi pasi nuk është suprizë më që shqiptarët “duan drama” dhe “sherre virtuale”.

Por, Mozzik si djalë i zgjuar që është nuk reagoi dhe i la të gjithë në pritje. Megjithatë kjo pritje nuk zgjati shumë, pasi së fundmi Mozzik bëri reagimin që të gjithë mezi po e prisnim.

Ashtu si dhe po përflitej lart e poshtë, reperi postoi sot nëj foto ku shfaqet me bluzën e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që vetëm pak javë më parë i morën edhe titullin kampion.

“Forca Bayern”, shkruan Mozzik krah fotos, e padyshim që kjo është një “kunjë” për ish-partneren e tij, Loredanën dhe të dashurin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)