Lajme

Loredana konfirmon lidhjen me futbollistin 21-vjeçar (FOTO)

Loredana është në një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund Karim Adeyemi. Ka  qenë vetë këngëtarja e cila ka konfirmuar lidhjen me sportistin 21 vjeçar, e duke postuar disa foto ku  shfaqen së bashku, hipur  mbi motor. Mesa duket reperja  ka hedhur pas krahëve lidhjen me Mozzik, me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën.

Më herët Loredana ndau disa foto nga udhëtimi i saj në Itali, ku në njërën prej tyre shfaqej duke u puthur në buzë me Adeyemi, me të cilin ka një diferencë prej 6 vitesh, por kjo nuk e ka penguar aspak  dyshen për të shijuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo krahas fotove që ka publikuar në Instragram.