ShowBizzz

Loredana shkëmben puthje të zjarrtë me Karimin në tribuna, gjatë ndeshjes së tij në Ligën e Kampionëve

Reperja e njohur Loredana Zefi po tregon se dashuria e saj për futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi nuk njeh kufij as në distancë dhe as në angazhime profesionale.

Edhe pse me një orar të ngjeshur për shkak të karrierës së saj në muzikë, Loredana po gjen kohë për të mbështetur

Shprehja e saj e fundit e dashurisë erdhi përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku reperja zbulon ndjenjat e saj të forta për Karimin.

“Të dua së së shumti,” shkroi ajo në videon ku shihej duke qëndruar në tribunat e stadiumit. Në pamjet emocionuese, të dy të dashurit shkëmbejnë puthje të zjarrta, me futbollistin që afrohet pranë tribunës për të puthur të dashurën e tij shqiptare.

Ky moment i ëmbël dhe plot pasion është një dëshmi e dashurisë së tyre, e cila ka arritur t’u rezistojë sfidave dhe distancës që sjellin karrierat e tyre.

Duket se edhe terreni sportiv është bërë një skenë e dashurisë për çiftin, me Loredana që nuk ngurron të jetë atje për të bërë tifo dhe të marrë pjesë në momentet e rëndësishme të Karimit.

Kjo video e ndarë në rrjetet sociale ka bërë që fansat e çiftit të reagojnë me ngazëllim dhe inkurajim për marrëdhënien e tyre. Është e qartë se Loredana dhe Karim po ndërtojnë një lidhje të fortë dhe të mbushur me mbështetje reciproke, pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta e një artiste dhe e një sportisti.