Këngëtari i njohur shqiptar, Lorenc Hasrama, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Qan” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Me videoklip dhe tekst të ndjerë, edhe ky projekt i artistit lidhet me dashurinë.
Teksti është shkruar nga vet Lorenci në bashkëpunim me Irkenc Hykën dhe Petro Xhorin.
Producimi u bë nga Unixmusic me miksim dhe masterizim nga JoJo.
I përfshirë në këtë këngë është edhe artisti tjetër shqiptar, Anxhelo Koci.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube.
/TeVe