BBV3 ka nisur tashmë numërimin mbrapsht për hapjen e dyerve të shtëpisë, që do mirëpresë banorët e rinj.
Ndërsa ditët kalojnë dhe listës së banorëve të mundshëm pjesëmarrës, i shtohen gjithnjë e më shumë emra, shtëpia e BBV është duke u bërë gati, sipas burimeve tërësisht e rikonceptuar nga fillimi.
Së fundmi, Lori Hoxha ka ndarë një tjetër copëz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, të cilën jemi shumë kuriozë ta shohim të përfunduar.