Ditën e sotme, nëna e reperit Mozzik feston 60-vjetorin e lindjes. Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtari i cili e uroi nënën nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it.
U bë kohë që Mozzik dhe Lotina kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe me sa është parë janë duke e shijuar lidhjen e tyre në maksimum.
Siç duket dhe familjarët e Mozzik janë dakort lidhur me vendimin që i biri i tyre ka marrë për nusen e ardhshme.
Kjo gjë është “vulosur” me pjesëmarrjen e Lotinës ditën e sotme në ditëlindjen e vjehrrës. Mozzik postoi një fotografi në Instastory ku shihen si një familje tejet e lumtur.
lokimagazine