Juli është një nga 3 banorët që u zgjodh i preferuar nga publiku për këtë javë.
Përpos avantazheve që ka patur në sfidat e ‘Vëllait të Madh’, aktori ka shfrytëzuar kohën e duhur për të analizuar lojën e kundërshtarëve të tij.
Në një bisedë me Gazin në oborrin e shtëpisë ai ka komentuar lojën e Rozës, ku thotë se është e pavarur nga të tjerët, thotë mendimin e saj, mirë ose keq.
Theksojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme, dy banorët kanë patur debate dhe përplasje të shumta që kanë kaluar limitin deri në ofendime dhe gjykime personale dhe mes tyre nuk ka shenja për një aleancë.
Biseda e plotë në videon më poshtë: