Ndarja e Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura këtë verë në showbizin shqiptar, duke shënuar fundin e një romance që zgjati plot tetë vjet.
Pavarësisht kësaj, Luana duket se po e përballon mirë këtë periudhë të vështirë. Në jug të vendit, e rrethuar nga miq të ngushtë dhe njerëzit e saj më të dashur, ajo festoi 33-vjetorin e lindjes me një atmosferë të zjarrtë.
Megjithatë, ajo që neve na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e një të ftuare të veçantë: motra e Krenar Çoçajt. E ftuara jo vetëm që mori pjesë në festë, por gjithashtu postoi foto me Luanën, që u ripostua nga vetë moderatorja, duke shkaktuar spekulime në rrjet.
A është ky një sinjal për një rikthim të mundshëm mes Luanës dhe Krenarit, apo thjesht një tregues i raporteve të mira që ajo ka ruajtur me familjen e tij, pavarësisht ndarjes?
Ndërkohë, Luana ka qenë aktive me projektet e saj muzikore, duke lançuar edhe këngën “Atë Natë,” e cila është interpretuar nga shumë si një pasqyrim i ndarjes së saj. Përmes muzikës, ajo duket se po përpiqet të kanalizojë emocionet që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe të ndryshimeve personale. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për të.
ks