Lajme

Luarasi tregon historinë tragjike: Mikesha s’më tregoi se dhunohej, e vrau burri

Pedagogia Iris Luarasi teksa ka folur për rastin e Jetnor Zhabolit ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që kanë probleme në familje dhe nuk munden t’i thonë me zë të lartë për shkak të paragjykimeve.

Ajo e prekur ka treguar rastin e një mikeshe, e cila dukej si një grua e fortë, por që dhunohej nga bashkëshorti dhe nuk e tregoi kurrë. Kjo madje i ka kushtuar shumë, pasi bashkëshorti e ka vrarë dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

“Një grua e cila drejtonte një organizatë jo fitimprurës me reputacion, e martuar me bashkëshortin e dytë me të cilin kishte edhe 2 fëmijë. Kishte një nismë të rëndësishme, e kemi takuar në kafen dhe e pamë që kishte një hematomë, kam rënë nga shkallët, ka 6-7 vite. Ishte një grua e fortë kur e shikoje, ndërkohë kishte një bashkëshort që për gjithë botën ishte burri më gentleman që mund të takojë që thoja ua çfarë fati ka grua.

Ai ishte bixhozçi, kërkonte nga gruaja të sillte gjithmonë para. Fatkeqësia më e madhe ishte kur dëgjova që ai kishte vrarë zonjën në fjalë dhe veten. Ti e ke takuar atë njeriun, ke folur është një grua e fortë dhe  nuk të thotë që edhe te dhunuar nga bashkëshorti. Me emocionon kjo gjëja, këtu kuptova që e kemi shumë kollaj të bëjmë llogarinë e njerëzve nga jashtë. Me thënë ti dëgjon një histori, një i tretë thotë “kjo ia drodhi atij”. Askush në fakt, çfarë gabimi të tmerrshëm që gjykojmë jetën e njerëzve nga jashtë, ne nuk e dimë çfarë në ndodh në shpirtin e asaj gruaje dhe përpjekjen e saj për të mos e treguar asnjëherë. Kur një njeri është i sëmurë mendoj, bashkëshortja e ka kuptuar, por në rastin që po flasim sot, është viktimë”, tregoi Luarasi për “Top Story” në “Top Channel

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo