Lajme

Lubonja: Procesi i Berlinit dështim në 10 vitet e fundit

Analisti Fatos Lubonja ka thënë se Procesi i Berlinit në 10 vitet e fundit ka qenë një dështim.

I ftuar në “Open”, Lubonja preku temën e Kosovës ku tha se kryeministri Edi Rama nuk foli për të, e më pas tha se dështimet e brendshme që kanë të bëjnë me demokracinë, ku sipas tij u vunë në dukje nga kryeministri grek Mitsotakis i cili kërkoi që Beleri të betohet sipas normave evropiane.

Ai më pas ka krahasuar qeverisjet e Rames dhe ish-kryeministrit Sali Berisha duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në kohën e qeverisjes së Berishës. Sipas Lubonjës, në qeverisjen e Ramës, Shqipëria është një vend ku nuk mund të jetosh si i ndershëm.

“Rama nuk foli fare për Kosovën, nuk po hyj në dështimet e brendshme që kanë të bëjnë me demokracinë, që po ashtu u vunë në dukje nga zëri i kryeministrit grek, i cili kërkoi që Beleri të betohet, sepse kjo është në normat europiane.

Nëse është puna për t’u mburrur, kini parasysh se Berisha në kohën e tij na futi në NATO, hoqi vizat, erdhi dhe Bushi, por kur erdhi Rama, Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje si i ndershëm. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qeverisjen e Ramës. Dështim i procesit të Berlinit këto 10 vjet”, u shpreh ai.