Lajme

Lufta, forcave izraelite gati për fazaën tjetër

Banorët e Gazës kanë lënë pas shtëpitë e tyre dhe janë nisur drejt veriut, për t’i shpëtuar sulmeve.

Izraeli urdhëroi dje 1.1 milionë banorë të Gazës që të evakuonin zonën brenda 24 orëve.

Afati skadoi pa asnjë njoftim nga asnjëra palë, por besohet se Izraeli po përgatitet të shtojë veprimet e tij ushtarake.

Është shfaqur gjithashtu edhe një video e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke u thënë forcave izraelite “faza tjetër po vjen”.

Këtu janë disa nga zhvillimet e tjera kryesore në orët e fundit:

  • Hamasi raportoi se nëntë robër u vranë pas sulmeve ajrore izraelite në rajon gjatë natës;
  • Shtetasit e huaj janë grumbulluar në vendkalimin Rafah që lidh Egjiptin dhe Gazën pas raportimeve se mund të përdoret për të lehtësuar largimin e tyre përpara një ofensive tokësore të pritshme izraelite;
  • Grupi militant libanez Hezbollah tha se kishte gjuajtur raketa në pesë poste izraelite në kufirin Liban-Izrael;
  • Banorët në pesë fshatra në Izraelin verior u paralajmëruan të strehoheshin nga një infiltrim i mundshëm i armatosur nga Libani.
  • Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se strehimoret e saj në Gaza “nuk janë më të sigurta” pasi paralajmëron se uji po mbaron për 2.3 milionë banorët e enklavës së rrethuar.
  • Më shumë se 320 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë të vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj autokolonave që po largoheshin nga qyteti i Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
  • Numri në rritje vjen pasi Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën një ditë pasi u tha 1.1 milionë banorëve që të niseshin në jug përpara një ofensive tokësore të afërt pas sulmit të Hamasit brenda Izraelit javën e kaluar.
  • Të paktën 2,215 palestinezë janë vrarë dhe 8,714 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza. Numri i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1300, me më shumë se 3400 të plagosur.
  • Në Bregun Perëndimor të pushtuar, numri i palestinezëve të vrarë nga zjarri izraelit në javën e kaluar ka shkuar në 50. Më shumë se 1000 janë plagosur dhe qindra të arrestuar.