Lajme

Lufta Izrael-Palestinë, nisin bisedimet diplomatike për pengjet, në fokus fëmijët dhe gratë

Përpjekjet diplomatike thuhet se po intensifikohen për të liruar disa nga të marrit peng nga militantët e Hamasit.

Fokusi është në një shkëmbim që përfshin gra dhe fëmijë, për shtetasit izraelitë por edhe vendeve të tjera. Pra diskutimet bëhen që të lirohen pengjet në shkëmbim me gratë dhe fëmijët palestinezë në burgjet izraelite.

Një diplomat tha për BBC-së se diskutimet ishin duke u zhvilluar që përfshinin ndërmjetësimin e shtetit të Gjirit të Katarit, ku janë vendosur disa nga udhëheqësit politikë të Hamasit. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë mohuar publikisht se po zhvillohen negociata për pengjet. Por një burim diplomatik tha se bisedimet po rritnin ritmin.

Po i njëjti burim tha se ka shpresë, por që do duhet pak kohë pasi lufta mes dy vendeve po përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë.