Lajme

Lufta mes dy vendeve, Borrell ftoi Izraelin dhe Palestinën në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE

Kryediplomati i BE-së Joseph Borrell, ka ftuar ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki  të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë.

Lajmin e ka bërë me dije Borrell me anë të një postimi në rrjetet sociale në “X”, ish “tëitter”.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm të izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbledh sot pasdite. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, shkruan Borrell.

Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim “online”.

Postimi i Borrell