Lajme

Lufta në Lindjen e Mesme, Hamasi pezullon negociatat për lirimin e pengjeve

efundit

Grupi militant i Hamasit ka pezulluar negociatat për pengjet pas goditjeve të spitalit Al Shifa nga forcat izraelite.

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi tha se gjeneratori i fundit në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa kishte mbetur pa karburant dje, duke shkaktuar vdekjen e një foshnjeje dhe një fëmijë tjetër në një inkubator dhe katër pacientë të tjerë. Zyrtarët palestinezë thanë se spitali Al Shifa në Gaza ka pezulluar funksionimin e tij.

Rreth 239 pengje ende mbahen në Gaza dhe Izraeli ka refuzuar të shpallë armëpushim derisa ata të gjithë të lirohen.

Ata shprehen po ashtu se 12 persona, përfshirë edhe foshnja, kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe furnizimeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha më parë se vendi i tij ofroi karburant për spitalin, por Hamasi e refuzoi atë.