Lajme

Lufta në Ukrainë, Amerika njofton paketë të re ushtarake për Kievin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 100 milionë dollarë. Sipas njoftimit të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, ndihma ushtarake përfshin një sistem shtesëtë për raketat HIMARS, predha artilerie dhe municione luftarake.

Kjo ndihmë e re vjen nga fondet e miratuara tashmë nga Kongresi amerikan. “Është kritike që Kongresi të ndërmarrë veprime për të mbështetur Ukrainën duke miratuar buxhetin shtesë,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, sipas njoftimit për shtyp.

Nga kryeqyteti ukrainas, Sekretari amerikan i Mbrojtjes siguroi Presidentin Volodymyr Zelensky se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Kievin në luftën e tij kundër pushtuesve rusë.

Shtetet e Bashkuara janë deri tani donatori më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, me një total prej më shumë se 44 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.