Luiz Ejlli dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Artistët e njohur shqiptarë kanë sjell një baladë të titulluar, “Lamtumirë”.
Këtë projekt e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale, të përshtatur me tekstin dhe natyrën e tij.
Producimi dhe e gjithë kënga u realizua në studion e SBS Entertainment nga Çelik Lipa.
Të plotë tashmë mund të gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.
Marrë parasysh vokalin e tyre, kjo këngë pritet të ketë suksesin e merituar edhe nga publiku.
Kjo vjen mes lajmeve që artisti shkodran u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh.