ShowBizzz

Luiz Ejlli komenton për herë të parë dasmën e Megi Topallit

Qershorin që lamë pas Megi Topalli kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, me të cilin ka disa vite romancë edhe dy fëmijë.

Mirëpo, kjo dasmë shkaktoi jo pak bujë në rrjet vetëm për faktin se u organizua pak kohë pas dasmës së Luizit.

Nga ana tjetër fansat nuk e lanë pa e ngacmuar këngëtarin për këtë martesë.

Në një video live që ka realizuar me ndjekësit e tij në Instagram së fundmi Luizi u pyet se: “Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”

Kësaj pyetjeje Luizi iu përgjigj duke thënë:

Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”.