ShowBizzz

Luiz Ejlli përfundon në polici, shfaqet i revoltuar

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.

Këtë herë, këngëtari nuk është parë në ndonjë koncert, intervistë apo transmetim në rrjetet sociale, por në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Luiz Ejlli shfaqet duke biseduar me një efektiv policie. Videoja ka ngjallur menjëherë interes dhe diskutime mes ndjekësve, pasi nuk dihet ende arsyeja e pranisë së tij në komisariat.

Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes apo arsyen që e ka çuar këngëtarin në ambientet e Policisë së Shtetit.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po aludojnë për skenarë të ndryshëm, ndërsa të tjerë kërkojnë të mos nxirren përfundime pa u bërë publike faktet.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Luiz Ejlli apo autoritetet do të japin një sqarim në lidhje me këtë episod, i cili ka ngjallur kuriozitet të madh te publiku.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/06/luizi.mp4

Të Ngjashme