Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku foli edhe në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli.
Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja” e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.
E pyetur nëse ‘është më mirë një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli’, Nurçe zgjodhi Mumajesin.
Pjesë nga intervista:
Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?
Ida: “Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi”.
Manushi: Sa më poshtë?
Ida: “Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese. E për këtë jam shumë falënderuese për Florin”.
ks