Pas daljes nga “Big Brother Vip Albania,” Luiz Ejlli ka qenë aktiv me projekte të ndryshme, por ende nuk ka marrë pjesë në ndonjë kompeticion muzikor.
Së fundmi, ai postoi një cover të këngës “Jon” nga Ardit Gjebrea dhe u përgjigj ndaj komenteve që i kërkonin të merrte pjesë në festivale.
Në reagimin e tij, Luizi shpjegoi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij mbajnë familjet e tyre nga puna që bëjnë, duke qenë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga publiku. Ai theksoi se kërkesat e shumicës janë ato që ndikojnë në zgjedhjet e tij muzikore.
“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!
Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që ti japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.
lokimagazine