Tani që Kiara ia ktheu sërish follow-in Luizit në Instagram si dhe riktheu fotot në çift, mund të marrim frymë lirisht. Martesa e çiftit nuk është në krizë dhe ata po presin me padurim lindjen e bebushes së tyre.
Po çfarë ndodhi? Situatën na i sqaroi vetë Luizi. Në një video live në Instagram ai tha se gjithë situata ishte një lojë e organizuar nga Kiara.
Kjo e fundit u përfshi në Live bashkë me Luizin duke thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se e gjitha ishte një lojë e vogël për Luizin, i cili mesa duket ishte ” bërë për ujë të ftohtë”.
“Ma ngriu gjakun, thashë ça ka ndodh. Kush ia çoi në mend me e bë? Perlë, se gjoja ka Luizi lojën e rëndë! Ky nuk ishte prenk, kjo ishte për kardiologji”, thotë Luizi duke qeshur.
Ndërsa Kiara sqaron:Kërkoj ndjesë se e di që na doni dhe ju duam, por meqë thatë që Kiara nuk di të bëjë prank, ja ku e keni!
Ndërkohë burime të afërta të Kiara Titos kanë zbuluar për afterparty.al se ky prank nuk ka qenë dënim nga një program televiziv, si edhe nuk ka qenë e ftuar në ndonje dalje televizive. Ishte vetë Kiara ajo që realizoi prankun, siç e pamë pak më parë.
ks