ShowBizzz

Luizi deri në 10 mijë euro, ja sa paguhen Kiara, Efi, Arbana, Bora për një postim në Instagram

Tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për personazhet e ekranit, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.

“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha për “Më lër të flas”, Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së.

Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.

TS Poll - Loading poll ...

“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.

Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim. Njëkohësisht ai shtoi se ndikimi i medias së Top Channel ka ndikuar shumë për influencën që ata kanë krijuar tek njerëzit.

“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim. Njerëzit që Top Channel i ka marrë, i ka ngritur dhe nuk do të dinë ta mbajnë. Shumë shpejt kjo famë mund t’i venitet, por nuk është se ka qenë merita e tyre 100% por e televizionit që i ka lançuar”, tha Kallanxhi.