ShowBizzz

Luizi e Kiara hapin zemrën: As banka kur kisha borxhe, s’më merrte në telefon sa kjo

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashura dhe përfolur për publikun shqiptar. Moderatorja dhe këngëtari u njohën në periudhën kur të dy ishin banorë të shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2” dhe që prej asaj kohe janë të pandarë nga njëri-tjetri.

E ndërsa priten që të bëhen prindër për herë të parë, me anë të një pyetësori në Instagram, Kiara dhe Luizi i janë përgjigjur mbrëmjen e djeshme disa pyetjeve të bëra nga të gjithë ndjekësit kuriozë që duan të dinë rreth marrëdhënies së çiftit.

Pyetjet lidheshin për planet në të ardhmen, shtatzëninë, emrin e vajzës, detaje nga jeta e përditshme e çiftit . Ndër pyetjet e bëra ishte dhe kjo:

Kush e merr më shumë njëri-tjetrin në telefon kur jeni larg?

Kjo pyetje ka shkatuar të qeshura mes çiftit, ku Luiz Ejlli duke qeshur i është përgjigjur:

“Jo më merr, po për zotin edhe kur kam pas borxhe në bankë, as banka nuk më merrte aq shpesh sa Kiara” – tha Luiz Ejlli duke qeshur.

Çifti ka zgjedhur këtë mënyrë, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjeksve në Instagram të jenë sa më pranë fansave si dhe të zbulojnë pak nga privatësia e tyre.

Kliko këtu për të parë videon

© Credits: instagram.com/kiaratito

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb