Lajme

Luizi i zhveshur, Kiara poston foton intime nga shtrati

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura të showbizzit. Një dashuri e lindur në një format televiziv, ku tashmë duket më e qëndrueshme se kurrë.

Të dy e njohin mirë botën e medies dhe shpesh provojnë e ia dalin duke u bërë subjekt i tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, është Kiara që ka shpërndarë një fotografi në Instagramin e vet. Ajo shfaqet me Luizin në shtrat, teksa ky i fundit duket pa bluze. Pikërisht ky detaj ka marrë edhe vëmendjen e ndjekësve të cilët nuk hezitojnë të ngacmojnë.

Fotografia e publikuar nga Kiara ne Instagramin e saj/ © Credits instagram.com/kiaratito
Fotografia e publikuar nga Kiara ne Instagramin e saj/ © Credits instagram.com/kiaratito

Kujtojmë që ditët e fundit është përfolur për një shtatzëni të mundshme të Kiarës. Çifti ende nuk ka konfirmuar asgjë. Megjithatë Luizi provokon herë pas here me postime të ndryshme, duke lënë të dyshosh se mund të jenë vërtetë në pritje të ëmbël.