Lajme

Luizi takohet më në fund me çunat e Londrës, ata e mbulojnë me paundë

Luiz Ejlli prej disa javësh tashmë ka nisur koncertet për shqiptarët jashtë vendit, të cilët ishin dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Gjatë mbrëmjes së djeshme këngëtari ka performuar në një klub në Britaninë e Madhe, ku sigurisht është pritur mjaft mirë nga komuniteti shqiptar atje.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Luizi shihet i rrethuar nga fansa të shumtë të tij, të cilët janë treguar dorëlëshuar dhe e kanë mbuluar me paund këngëtarin.

Luizi nga ana tjetër e ka nisur koncertin e tij me humor, duke iu kërkuar falje që u janë djegur ‘lulet’ për shkak se ishin duke parë atë në Big Brother.

Padyshim këtu këngëtari u referohet lirshëm të gjithë atyre shqiptarëve që merren me kultivim droge në Britaninë e Madhe, njohur gjerësisht edhe si shtëpitë e barit.