
Në një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur më tepër rreth marrëdhënies së tij me fituesin e BBV2 Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.
Dagz ka treguar mbështetje ndaj Luizit mirëpo shumë mesazhe kanë ardhur prej fansave të tij, të cilët e pyesnin atë nëse duhej të vazhdonte të mbronte Luizin, pasi ata kishin parë situata të caktuara që ndoshta Dagz nuk ishte në dijeni.
I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.
“Unë nuk kam qenë shumë i lidhur me ‘Big Brother Vip 2’, por e kam parë që Luizi shpesh herë më ka përmendur dhe përshëndetur. E kam përshendetur edhe unë dhe e kam përkrahë, por më pas e kam fshirë nga ‘Instagrami’ sepse më kanë ardhur 200 mesazhe me fotografi që kur ka qenë Enxhi shtatzënë ai ka bërë një status dhe komente për shtatzëninë e një gruaje pa marrë parasysh nëse është gruaja ime apo e dikujt tjetër, por ai është tallur me shtatzëninë e Enxhit. Unë nuk i pëlqej ata njerëz sepse ky bullizim dhe ofendimet po i lëndojnë shumë njerëzit, ka pasur raste kur njerëzit ia kanë marrë jetën vetes.”
“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë!” – u shpreh ai.