Lumbardh Salihu është angazhuar në politikë. Ai është bërë zyrtarisht pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fituesi i edicionit të dytë të BBVK duket se ka lënë pas televizionin dhe showbizin për të ndjekur hapat e të atit në politikë.
Rikujtojmë se vitin e fundit, Lumbardhi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes dhe ndarjes me ish-banoren tjetër të BBVK, Kader Kicajn.
Por ç’mendon kjo e fundit për përfshirjen e Lumit në politikë. E kontaktuar nga Indeksonline, Kaderi ka dhënë një përgjigje të papritur.
“I uroj veç suksese atij. Asgjë më shumë” ka thënë ish-Missi.
E pyetur nëse edhe ajo do të ndjekë rrugën e ish-partnerit, Kaderi tha:
“Jo, unë nuk pranoj asnjë ofertë. Unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë.”
View this post on Instagram
lokimagazine