Konkurrent i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi ka pranuar nga publiku një pyetje super pikante.
“Nëse do të fillosh të kesh ndjenja për Albyn, a do të pengonte e kaluara e saj që të krijosh lidhje?”, ka qenë pyetja drejtuar atij.
“I vlerësoj njerëzit që kanë pasur një të kaluar të jashtëzakonshme dhe guxim për të bërë revolucion, është e drejta e secilës femër me bë diçka. Ne si meshkuj s’kemi të drejt me i paragjyku.
E kaluara kurrë s’ka me pas për mua vlerë, ajo e ka ushqyer familjen e vet me atë punë”, ka thënë pos tjerash Lumbardhi.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.