Një raport është realizuar për lumin Vjosa që është shpallur dhe Park Kombëtar, e ku tregon se sa janë zbatuar nga Shqipëria direktivat e dhëna nga Bashkimi Europian.
Në raport thuhet që edhe pse Vjosa është shpallur park kombëtar, marrëveshjet koncesionare janë ende ekzistuese për Projektet hidroenergjetike Kalivaç dhe Poçem, dhe të cilat paraqesin sfida për të ardhmen e parkut.
Po ashtu thuhet se nuk janë përmbushur ende kriteret sa i përket Menaxhimit dhe mbrojtjës së Ligatinës Ramsar, e cila është me rëndësi ndërkombëtare dhe Zona e Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Në raport thuhet se Agjencia Kombëtare për Mbrojtja e Natyrës duhet të krijojë një fond të veçantë për zonat e mbrojtura dhe të zhvillojë skenarë për tre zona të mbrojtura. Nismë e cila duhet të përfshirë mekanizma për të rritur rrjedhat e të ardhurave në zonat e veçanta të mbrojtura, me fokus Parkun Kombëtar të Dajtit, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe Llogara-Karaburun Kompleksi i Zonës së Mbrojtur.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo