Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar publikisht pasi u bë e ditur se vajza e tij, Lotina Haziri, dhe partneri i saj, Gramoz Aliu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ndau një fotografi të çiftit dhe shkroi:
“Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë ❤️❤️.”
Ky është reagimi i parë publik i Hazirit pas lajmit që bëri bujë në rrjetet sociale, duke konfirmuar lumturinë e familjes për ardhjen e anëtarit më të ri, shkruan Kosovarja.

