Lajme

“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kujtuar takimin e fundit me babanë e tij, Elmiun, në QKUK.

Rrahmani ka treguar se të premten, gjatë vizitës në QKUK, kishte takuar babanë e Altinit, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në krye të detyrës si polic.

Sipas Rrahmanit, baca Elmi i ishte drejtuar me një kërkesë të vetme, të lutej për shërimin e djalit të tij, Altinit.

“E kam veç një kërkesë, lutu për Altinin, se nuk e ka gjendjen mirë”, ka rrëfyer Rrahmani fjalët e babait të Altinit.

Ai ka treguar se më pas, së bashku me bacën Elmi, ishin nisur për në xhuma, me lutjen dhe shpresën tek Allahu për shërimin e Altinit.

“Por sot, Altini nuk është më në mesin tonë”, ka shkruar Rrahmani, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Zoti ju bashkoftë në Xhenet, baca Elmi, e familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Allahu e mëshiroftë Altinin!”, ka shkruar deputeti.

 

Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës

Të Ngjashme