Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë për votën e diasporës dhe se kjo votë do të ndahet.
Kështu kanë vlerësuar mysafirët në emisioni “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas tyre LVV nuk do të ketë numrin e votave nga diaspora siç e kishte më 28 dhjetor të vitit 2025.
Profesori universitar Artan Nimani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka traget votën e diasporës të cilën synon ta maksimalizojë dhe sipas tij, të mbulojë dështimet në qeverisje.
“Është traget i pastër i Vetëvendosjes e cila synon ta maksimalizojë dhe t’i minimizojë humbjet që do t’i shkaktojë nga paaftësitë qeverisëse, të cilën LVV po tenton ta manipulojë. Besoj se do të ndahen në një numër bukur të madh. Nga tubimet e LVV-së dhe LDK-së numri i pjesëmarrëseve ishte përafërsisht i njëjtë”, ka vlerësuar ai.
Ndarje të votës mes LVV-së dhe LDK-së pret që do të ketë edhe Kenan Gashi nga OJQ AVONET.
“LDK është jashtëzakonisht aktive. LVV dhe LDK e kanë një garë për diasporën, është faktike. Unë besoj që një pjesë e votës së mërgatës që ka mbështetë LVV-në do t’i bashkohet Vjosës, LDK, që në parim do të ketë shkëputje nga ajo që ka qenë. Nuk do të jetë më rezultati i dhjetorit 2025”, ka thënë ai.
Për zgjedhjet e 7 qershorit aplikimet për votim me postë kanë thyer rekord nga ato të vitit 2021.
Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare KQZ ka njoftuar se ka pranuar 142,803 aplikime, duke kaluar edhe zgjedhjet e vitit 2021, kur ishin regjistruar rreth 130 mijë aplikime.
