Lajme

Macron nga Zvicra: S’kam frikë se mund të ketë sërish konflikt në Kosovë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet në Zvicër, ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Ai ka mbajtur një konferencë për media, ku është pyetur nga gazetarët për Ballkanin Perëndimor.

Macron është pyetur nëse është u shqetësuar për situatën mes Kosovë sme Serbisë. Presidenti është shprehur se është i shqetësuar, por jo se ka frikë për një rifillim lufte në Kosovë.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani. Shpresoj që drejtuesit të ndryshojnë e të do të marrin udhërrëfyesin që është vendosur. Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, tha ai.