ShowBizzz

Madonna kundër përdorimin të AI në muzikë: Po humbet fryma artistike

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin që inteligjenca artificiale dhe rrjetet sociale po kanë në industrinë muzikore, duke vlerësuar se ato po e zbehin procesin krijues të artistëve.

Në një intervistë për Vogue Italia, ajo tha se sot vëmendja është përqendruar te numri i ndjekësve dhe algoritmet, në vend të talentit dhe krijimtarisë artistike.

“Dikur ishe mes piktorëve, muzikantëve dhe artistëve që punonin nga një vend shumë i pastër për njëri-tjetrin. E vlerësoj shumë atë përvojë.

E në ditët e sotme, për të marrë një kontratë muzikore, mendohet vetëm për numrin e ndjekësve. Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë e kundërta e rrezikimit, dhe për mua kjo është e kundërta e artit”, ka deklaruar ajo.

Madonna shtoi se gjatë punës për projekte të reja largohet nga rrjetet sociale për të ruajtur frymëzimin, ndërsa përsëriti kritikat edhe ndaj Instagramit, duke thënë se përdorimi i tepërt i tij ndikon negativisht në gjendjen e saj emocionale.

Të Ngjashme