Madonna është paditur nga dy burra në Nju-Jork pasi është vonuar në koncertin e saj të planifikuar më 14 dhjetor. Atë ditë, siç theksojnë dy burrat në padinë e tyre, ata janë prekur ndjeshëm nga vonesa e Madonës, pasi të nesërmen “duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë”.
Bëhet e ditur se më 14 dhjetor, ylli i popit kishte planifikuar koncertin e saj në “Big Apple”. Biletat thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por Madonna doli në skenë dy orë më vonë.
Kjo vonesë shkaktoi reagime të forta nga fansat e saj. Dy burrat që bënë padinë, Michael Felloës dhe Jonathan Hayden, ishin mes atyre që ndoqën koncertin.
Ata theksuan se sa e vështirë ishte kthimi në shtëpi sepse shfaqja mbaroi në orën 01:00 dhe kështu “u gjendën përballë mundësive të kufizuara për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, rritjes së kostove të transportit privat ose publik, apo transportit publik të kufizuar, deri në fund të koncertit”, thonë ata në padi.
bal