Gafa e turpshme e Madonna-s, e cila gjatë një koncerti në Los Anxhelos qortoi një fans që nuk u ngrit në këmbë, përpara se të kuptonte se ishte në karrige me rrota.
“Çfarë po bën ulur atje?”, ajo e fshikulloi nga skena. Më pas ajo iu afrua dhe, duke e parë në karrocë, u tërhoq: “Oh, ok, politikisht jo korrekte. Kërkoj falje”.
Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar valën e zemërimit në internet pasi një video në TikTok e postuar të shtunën u bë virale, me më shumë se dy milionë klikime. “Është një justifikim i trishtuar! Çfarë dreqin. Riktheni biletën e tyre!” tha një përdorues.
“Ajo nuk kërkoi mjaftueshëm falje”, tha një tjetër. “Zonjë, ka 100 arsye pse dikush mund të ulet dhe të gjitha janë të vlefshme,” shtoi një tjetër.