9
Fotot e reja të Madonna-s ku shihet duke pozuar pa sytjena teksa hante, kanë tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët e kanë quajtur sjelljen e saj të neveritshme dhe shumë besojnë se nuk është aspak e përshtatshme.
“Nuk e di si mund ta quajë veten artiste. Kjo është e turpshme”, “E tmerrshme. Pse duhej ta shihnim këtë?”, “Mendoj se është koha që ajo më në fund të pranojë me vete se është koha të tërhiqet nga jeta publike”, janë vetëm disa nga komentet e shkruara së fundmi nën fotot e saj në Instagram.
Në një intervistë për The Guardian, këngëtarja ka shpjeguar pse nuk i duket asnjë problem me të shfaqurit nudo.
“Mendoj se pornografia është një fjalë që nënkupton një lloj abuzimi apo objektivizimi. Meqë ra fjala, nuk mendoj se Playboy është pornografi. Nuk shoh asgjë pornografike në fotot e grave të zhveshura”, tha ajo ndër të tjera.
ks