Lajme

Makina bie në kanal në Lushnje, Braçe s’përmbahet: O njerëz mbajeni mendjen në vend

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga aksidenti i rëndë i ndodhur që u regjistrua këtë mbrëmje në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes.

Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari doli nga rruga dhe ra në kanal. Për pasojë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga të riun nga mjeti, i cili po lufton për jetën në spital.

Braçe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kompanisë që mbikqyr këtë aks rrugor, teksa i bën thirrje “të eliminojnë këtë pikë të zezë”.

Kjo është një thirrje e përsëritur e deputetit të PS, për shkak të aksidenteve të shpeshta të ndodhura në këtë kthesë, ku nuk janë kursyer as jetët njerëzore.

Postimi i plotë i Erion Braçes

L I V E:

KTHESA E TMERRSHME E ZHYMIT, RRUGA DIVJAKE-PUSHIMI I SHOFERIT-FIER SHEGAN;

Eshte rruga e kthesa, per te cilen, kam qe nga aksidenti i dates 28 DHJETOR qe flas e i lutem kompanise nen kontrate qe ta eleminoje ai PIKE TE ZEZE;

PER FAT TE KEQ NDODHI PRAPE, TANI SAPO!

Kete here nuk u thye shtylla por makina dhe pasagjeri i saj qe ndodhet ne gjendje kritike!

Nuk di cte them;

Mbase vijoni genjeni duke i thene gjithkujt qe ja fut kot Erioni!

Nderkohe;

Ooooooo njerez qe kaloni ketej, mbajeni mendjen ne vend, duart ne timon dhe HIQENI KEMBEN NGA GAAAZIIIIII!

Bejeni te shpetoni veten! BEJENI TE MBRONI VETEN!

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo