Lajme

Makina e ministrit me gjoba të papaguara, Balla policëve: Automjetet e ministrave dhe deputetëve nuk mund të shkelin rregullat,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, duke iu kërkuar të zbatojnë ligjin dhe ndaj shkeljeve që mund të kryjnë zyrtarët e lartë në timon.

Pas lajmit se makina e ministrit të Brendshëm kishte tre gjoba të papaguara në 2021 dhe 2022, Balla ka reaguar ashpër, duke theksuar se standardi i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë.“Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën”, shkruan Balla, duke shtuar se ky standard i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë.