Lajme

Makina përplas motorin në Kavajë, drejtuesi ndërron jetë në vend

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë, ku një person ka ndërruar jetë.

Autoritetet njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku një automjet me drejtues shtetasen me inicialet I.K është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin me inicialet F.D, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se drejtuesja e automjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një  automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur  me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut  të aksidentit.