Malsorja, e cila u bë e njohur edhe për lidhjen e saj me Shontanin, ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në rrjetet sociale.
Pas ndarjes së shumëkomentuar, duket se ajo ka vendosur të tregojë hapur se çfarë kërkon nga partneri i ardhshëm.
Në një postim të publikuar në TikTok, Malsorja ka renditur disa nga kriteret e saj për një bashkëshort. Ajo kërkon një burrë që respekton familjen dhe kohën, tregon të vërtetën edhe kur është e vështirë, e bën të ndihet e qetë dhe nuk i pëlqen të ketë gjëra të shtrenjta apo prezencë të tepruar.
“Respekto familjen tende dhe timen”, “më trego të vërtetën sido që të jetë” dhe “më qendro afër kur nuk ndihem mirë” janë disa prej rregullave të saj.
Malsorja duket se e ka lënë pas historinë e mëparshme të dashurisë dhe tashmë e ka të qartë se çfarë kërkon nga burri i saj i ardhshëm. 

