Pas shumë vështirësish, lotësh dhe lutjesh, nëna e Çileta Xhilagës, Majlinda Xhilaga ka fituar betejën me sëmundjen e rëndë.
Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë nëna e këngëtares, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar disa foto, teksa falënderon Zotin që arriti të fitonte betejën me kancerin.
“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj.
Kujtojmë që këngëtarja në kohën që qëndroi në Ferma Vip, tregoi se nëna e saj po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe se ajo ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në këtë reality show.