Lajme

Manxhuka reagon pas dënimit: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa

Arlind Manxhuka aktualisht zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka reaguar pas dënimit me burgim për nxitje të përçarjes.

Ai ka thënë se ndikimi i Serbisë në veri dhe bandat kriminale janë shpartalluar për një mandat qeverisës, që sipas tij nuk u bë për 20 vjet.

Manxhuka në Facebook ka thënë se kanë qenë të bindur se “do të prishen shumë interesa”.

“Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballëhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Arlind Manxhukën, aktualisht zëdhënës i Qeverisë dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes.

Për dënimin ka regjur edhe Azemi.

“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”, ka shkruar Azemi.

Manxhuka e Azemi dënohen me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes

Të Ngjashme